La Liga

Balliu titullar, Rayo përmbys “in extremis” Elchen

Rayo Vallecano fitoi “in extremis” me përmbysje (2-1) ndaj Elches në ndeshjen përmbyllëse të javës së shtatë të La Ligas. Skuadra, ku luan Ivan Balliu, vuajti shumë ndaj ekipit të vendit të fundit, por në fund iu gëzua suksesit, që e ngjit në kuotën e 10 pikëve.

Golin e parë të takimit e shënoi Boye i Elches, në minutën e 32-të, ndërsa skuadra e Balliut (futbollisti kuqezi luajti titullar), u kundërpërgjigj me Camelon në të 40-tën minutë.

Atëherë ku u duk se gjithçka do të mbyllej në baraspeshë, erdhi goli i dytë për vendësit, i shënuar në minutën e gjashtë shtesë nga Unai Lopez.

Shumë zhgënjim për Elchen, që në këtë sezon ka mundur të grumbullojë vetëm një pikë e për rrjedhojë mbyll tabelën e klasifikimit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency