Kosovë

Ballkani i Dajës bën blof në shtëpi, Gjilani e Prishtina ndajnë pikët

Ballkani i Ilir Dajës pëson humbjen e parë në kampionat, ku në tri sfidat e para të luajtura kishte mundur të merrte maksimumin e pikëve. Skuadra nga Suhareka u ndal 0-2 në fushën e saj nga Drita e Gjilanit, me nga një gol në çdo pjesë, me autor Simonovskin (31’) dhe Krasniqin (57’ 11-m). Një humbje që vjen vetëm pak ditë pas barazimit me Cluj në Conference League e duket që impenjimi maksimal në Europë ka ndikuar në formën e skuadrës në kampionat.

Ferizaj iu imponua 2-1 Llapit në shtëpi, duke i shënuar të dy golat në pjesën e parë, me autorë Fazliun (me 11-m) dhe Ramadanin, ndërsa për skuadrën nga Podujeva shkurtoi diferencën Krasniqi.

Gjilani, ekipi kryesues i Superligës së Kosovës, barazoi 1-1 me Prishtinën në sfidën me të rëndësishme të kësaj jave. Braziliani Cale kaloi në epërsi “skifterët” në fundin e pjesës së parë, ndërsa golin e kryeqytetasve e shënoi Uka me penallti në minutën e 66-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency