Ballkani “i dehur” nga titulli, Llapi mposhtet në transfertë
Pasi siguroi matematikisht titullin kampion, Ballkani ka pësuar disfatë në kampionat teksa në shtëpinë e tyre ia doli të fitonte Malisheva me rezultatin 2-3. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja të shpërqendruar edhe nga festa e titullit, nuk ia dolën të ndalnin vrullin e kundërshtarëve teksa e mbyllën pjesën e parë në disavantazhin e dy golave të shënuar nga Sobowale dhe Hyseni.
Në fraksionin e dytë, vendasit provuan të reagonin dhe shkurtuan diferencat me Rrahmanin. Megjithatë, Shabani shënoi edhe të tretin për Malishevën duke i siguruar një avantazh qetësie të tijve. Në fund, Ballkani limiton dëmet dhe shkurton diferencën me Krasniqin teksa miqtë arritën një triumf të rëndësishëm për të ruajtur vendin e shtatë në klasifikim me 43 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Llapi u mposht në transfertë me rezultatin minimal 0-1 ndaj Drenicës. Autori i golit për vendasit ishte Dervishaj në minutën e 78 me Drenicën që aktualisht renditet e teta me 43 pikë ndërsa mbetet në zonën Play-Out. Sa i takon Llapit, renditet në vendin e katërt me 54 pikë.



