Lajme

Ballkani i shkakton humbjen e parë Dritës, Prishtina fiton në “Rexhep Rexhepi”

Ballkani “fluturon” në krye të renditjes së Superligës së Kosovës. Skuadra nga Suhareka mposhti 2-0 Dritën e Gjilanit në atë që konsiderohej kryesfida e javës së 7-të. Pëson humbjen e parë në kampion ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu, që luajti nga minuta e 23-të me një lojtar më pak, për shkak të ndëshkimit të Blakqorit me karton të kuq. Në këtë moment, edhe trajneri i vendësve, Ismet Munishi, mori karton të kuq. Fatin e këtij takimi e vendosi Mirlind Daku, i cili shënoi të dy golat e ndeshjes në minutat 19 dhe  76.

Vijon kriza e rezultateve për Feronikelin, që u mposht 1-2 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” nga Prishtina. Ish-mbrojtësi i Tiranës, Gentin Muça u dha epërsinë kryeqytetasve në pjesën e parë (33’), por Hoti barazoi sapo nisi fraksioni i dytë. Gjithsesi, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt, Endrit Krasniqi shënoi me penallti golin e fitores së Prishtinës.

Takimi tjetër i kësaj të mërkure mes Gjilanit dhe Trepçës ’89 u mbyll pa gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency