Kosovë

Ballkani merr fitoren në tavolinë, Ilir Daja më pranë titullit në Kosovë

Ilir Daja edhe më paranë titullit kampion me Ballkanin në Superligë e Kosovës, trofe që skuadra nga Suhareka do ta fitonte për herë të parë në histori.  Komisioni i Garave në FFK, në seancën e mbajtur ditën e sotme, pas ankesës së bërë nga drejtuesit e Ballkanit, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshjen ndaj Ulpianës (aktivizimin e një futbollisti që nuk ishte në protokoll), vendosi t’ia japë fitoren në tavolinë (3-0) ekipit të Dajës. Kjo ndeshje, në fakt, kishte përfunduar 1-1.

Në renditjen e përgjithshme Ballkanit i shtohen dy pikë, pra nga 64 shkon 66 pikë, 11 pikë më shumë se Drita e vendit të dytë, teksa kanë mbetur për t’u zhvilluar javët e fundit të kampionatit.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency