Superliga e Kosovës

Ballkani mposht Drenicën, Prishtina bie ndaj Dritës

Java e 26-të e Superligës së Kosovë u mbyll këtë të diel me dy sfidat e fundit, në të cilat triumfuan skuadrat vendëse. Kështu, Ballkani kryesues, i drejtuar nga Ilir Daja, mori fitoren përballë Drenicës me rezultatin 2-0. Ekipi nga Suhareka realizoi nga një gol në çdo pjesë. Baftiu zhbllokoi takimin në minutën e 490-të, ndërsa në të 59-tën thelloi epërsinë Dellova.

Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Drita e Gjilanit përballë Prishtinës. “Intelektualët” morën epërsinë në fillim të pjesës së dytë me Simonovskin, ndërsa në të 80-tën vulosi fitoren 2-0 Balde. Drita me këtë sukses e ngushton në dy pikë diferencën që ka me Gjilanin e vendit të dytë (49/46).

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency