Lajme

Ballkani mposht Dritën dhe shkëputet në krye, Gjilani i dyti

Ballkani fiton duelin e kreut me Dritën dhe krijon një distancë prej tri pikësh me ndjekësin më të afërt, që pas javës së 21-të të IPKO Superligës së Kosovës do të jetë Gjilani, që triumfoi 2-1 përballë Feronikelit.
Entuziazëm i jashtëzakonshëm në stadiumin e Suharekës, që ishte mbushur si rrallë herë e pritshmëritë e tifozëve u përmbushën me golat e Baftiut dhe Edvin Kuc, për rezultatin përfundimtar 2-0.

Baftiu shënoi në minutën e 78-të, por më parë shtylla i kishte mohuar dy herë golin. Pak minuta më vonë realizoi golin e sigurisë Kuc, që vulosi suksesin e ekipit të drejtuar nga Ismet Munishi.

Fitore edhe për Gjilanit, përballë Feronikelit, që pavarësisht se pësoi dy gola të shpejtë në minutat 9 dhe 13 të shënuar nga Fiton Hajdari, e hapi ndeshjen me Dabiqajn në minutën e 38-të, por pa mundur të tundte sërish rrjetën për të marrë pikë në këtë transfertë. Sukses ky që e ngjit Gjilanin në vendin e dytë  me 41 pikë, tri më pak se Ballkani kryesues.

Pëson humbjen e dytë radhazi Terepça ’89, 1-2 përballë Llapit, me skuadrën nga Podujeva që përmbysi disavantazhin e pjesës së parë (shënoi Manaj me penallti në minutën 44-t) me golat e Ymerajt dhe Krasniqit.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency