Kosovë

Ballkani nivel tjetër në Kosovë, mposht edhe Prishtinën

Ballkani mbetet ekipi për t’u mundur në Superligën e Kosovës. Kampionët në fuqi, të cilët shkruan historinë duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Conference League, regjistruan fitoren e tretë radhazi në kampionët përballë Prishtinës në “Fadil Vokrri”. Interesant fakti është edhe në këtë sfidë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u tegua cinike, duke shënuar vetëm një gol, por që i mjaftoi për të marrë tri pikët e radhës. Me të njëjtin rezultat 1-0 kishte fituar edhe ndaj Drenicës dhe Dukagjinit.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Rrahani në kohën shtesë të fraksionit hapës.

Sa u përket ndeshjeve të tjera të kësaj të diele, Gjilani fitoi 0-1 në fushën e Dukagjinit me golin e Solomon, ndërsa Drenica dhe Ferizaj përfundoi me rrjeta të paprekura.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency