Ballkani përforcohet para Conference League, trajneri Daja shton alternativat në mbrojtje
Ballkani i Ilir Dajës është duke shijuar suksesin e merituar teksa skuadra nga Suhareka do të marrë pjesë për herë të parë në histori në grupet e Conference League, aty ku në Grupin G do t’i duhet të sfidojë kundërshtarë me peshë si Slavia Pragë, Cluj dhe Sivasspor. Megjithatë, për të vijuar paraqitjet dinjitoze në Europë, drejtuesit po shqyrtojnë edhe disa opsione të vlefshme në merkato dhe së fundmi kanë shtuar organikën me një mbrojtës.
Fjala është për Leotrim Bekteshin, i cili vjen nga rradhët e norvegjezëve të Mjondalen ndërsa më parë 30-vjeçari është aktivizuar edhe me Iskra Borcice në Sllovaki. Ndërkaq, për t’u theksuar edhe eksperiencat e tij të mëparshme në Kosovë me kryeqytetasit e Prishtinës dhe me Gjilanin. Tashmë, me Ballkanin, Bektashi ka firmosur një kontratë dyvjeçare ndërsa menjëherë është vendosur në dispozicion të trajnerit Ilir Daja.
Ndeshja e radhës për Ballkanin është ajo e ditës së dielë në kampionat ndaj Dukagjinit ndërsa sfidën e parë në grupet e Conference League do ta zhvillojë më datë tetë shtator ku në shtëpi do të presë rumunët e Cluj.



