Lajme

Ballkani pëson humbjen e parë në 2020-ën, fitojnë Feronikeli dhe Drenica

Humbjen e parë për vitin 2020, Ballkani e pësoi në kryeqytet përballë Flamurtarit. Një disfatë me shifrat minimale 2-1 për skuadrën e Ismet Munishit, që humbi shansin e shkëlqyer për t’u shkëputur në krye të renditjes. Pas kësaj disfate, diferenca në renditje me Dritën e vendit të dytë ka shkuar në vetëm 1 pikë. Flamurtari kishte nevojë urgjente për pikë për t’iu larguar zonës së rënies nga kategoria dhe ia arriti qëllimit falë golave të Shalës dhe Kabashit, ndërkohë që golin e vetëm për Ballkanin në këtë humbje 2-1 e shënoi ish-sulmuesi i Kukësit Mirlind Daku. Edhe pas kësaj disfate Ballkani kryeson Ipko Superligën e Kosovës me 44 pikë. Në dy ndeshjet e tjera të vlefshme për javën e 22-të e fundit për fazën e dytë, Dukagjini që tashmë duket se e ka prerë biletën për në ligën e parë u mposht me shifrat 1-3 nga Drenica në Klinë ndërsa Feronikeli kaloi me rezultatin 2-0 Vushtrinë me golat e Ilir Berishës dhe Mevlan Zekës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency