Lajme

Ballkani-Prishtina dhe Flamurtari-Feronikeli, luhet për titull dhe mbijetesë

Luhen këtë të diel dy ndeshjet e fundit e javës së 24-t të IPKO Superligës së Kosovës, me protagoniste në fushën e blertë dy skuadrat kryesuese. Në orën 14:00, në Therandë, do të luhet Ballkani-Prishtina, ndërsa në orën 17:00, në kryeqytet, Flamurtari-Feronikeli. Dy përplasje mjaft interesante, rezultatet e së cilave mund të sjellin ndryshime në klasifikim vetën në garën për mbijetesë, ndërsa në krye të renditjes thjesht ngushtim ose thellim të diferencës.

Feronikeli vazhdon të kryesojë me 55 pikë, 4 më shumë se Prishtina, por bardhekaltrit do të tentojnë t’i vënë nën presion rivalët me një sukses të mundshëm ndaj Ballkanit. Sigurisht që sfida në stadiumin e Therandës parashikohet e vështirë për formacionin e Josës, sepse edhe vendasit kërkojnë pikë për t’iu larguar zonës së ftohtë.

Po kaq interesante është edhe përballja mes Flamurtarit dhe Feronikelit. Humbja e thellë me Prishtinën (3-0) të mërkurën e ka vënë në pozita shumë të vështira skuadrën kuqezi, që aktualisht renditet në zonën e barazhit. Në varësi edhe të rezultatit të përballjes mes Ballkanit dhe Prishtinës, një fitore e mundshme mund ta katapultojë Flamurtarit në vendin e 7-të.

Nikli ka triumfuar në dy përballjet e para këtë edicion ndaj kuqezinjve, 2-0 dhe 1-3, ndërsa synon që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në këtë takim.

Të dyja këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në SuperSport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency