Balotelli, ëndrra e Corinthiansit, u kujton Ronaldo fenomenin
Mario Balotelli është ëndrra e Corinthians për merkaton e verës. Lajmi u konfirmua nga drejtori i marketingut të klubit, Luis Paulo Rosenberg. Ai deklaroi se 27-vjeçari i Nice është si Corinthians, rritet, bie, rikthehet, zihet, rilind dhe ka shumë përsonalitet, të gjitha këto e bëjnë atë një njeri që i shpreh shumë ndjenjat e tij. Rosenberg tha se me këto karakterisitika kohë më parë kanë patur në skuadër Ronaldo foenomenin. Gjithsesi drejtuesi i brazilianëve pohoi se për momentin Balotelli mbetet një ëndërr pasi ka një pagë të cilën klubi nuk mund t’ia paguajë, pasi politika e tyre është t’i reduktojnë pagat e lojtarëve. Në fund ai shtoi se Balotelli te Corinthians do të shpaloste të njëjtën magji si Ronaldo fenomeni.



