Futboll

Balotelli infektohet nga Koronavirusi, mbetet i izoluar në Itali

Pushimet në Italia për Krishtlindje dhe Vitin e Ri i kushtuan shtrenjtë Mario Balotellit. Ish-sulmuesi i përfaqësueses italiane, tashmë pjesë e Adana Demirsporit (drejtohet nga trajneri italian, Vincenzo Montella), në Turqi, ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Në shënimin e klubit turk, lexohet:

“Duke ndjerë simptomat, futbollisti ynë, Mario Balotelli, ka rezultuar pozitiv në testin PCR për Covid-19, të cilin e ka kryer në vendin e tij, Itali. Lojtari ynë, i cili është izoluar menjëherë pas rezultatit të testit, këtë periudhë do ta kalojë në shtëpi në Itali. I urojmë lojtarit tonë shërim të shpejtë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency