Ligue 1

Balotelli në humor: Kur isha president i Amerikës!

Mario Balotelli po kalon një periudhë mjaft pozitive në radhët e Nice në kampionatin francez, por edhe jashtë fushës së blertë. Në moshën 27-vjeçare duket se ka arritur pjekurinë, aq sa bëmat e tij duken një kujtim i largët. Në fillim lindja e djalit të tij Lion, më pas dygolëshi ndaj Monacos, si protagonist në Ligue 1. Humori i tij i mirë reflektohet në rrjetet sociale, ku mbetet shumë aktiv. Sulmuesi italian ka postuar së fundmi një fotomontazh ku ka marrë tiparet e ish-presidentit të Amerikës, Barack Obama. Këtë foto të hedhur në Instagram e shoqëron me mesazhin: “Kur isha president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency