Merkato

Balotelli njofton rikthimin në Itali: Ja ku do të doja të luaja

Mario Balotelli ka njoftuar se në fund të sezonit do të rikthehet të luajë në Itali, në Serinë A, duke konfirmuar kështu largimin nga francezët e Nices.

“Sezonin e ardhshëm do të jem në Serinë A. Me këtë çështje po merret Mino Raiola, ndërsa unë di të them se tashmë jam më i pjekur dhe i gatshëm për të treguar vlerat e mia në fushë”, tha sulmuesi.

Balotelli është një tifoz i deklaruar I Milanis, por mohoi një rikthim te kuqezinjtë, ndërsa nuk ngurroi të shprehë edhe preferencat, se ku do të donte të vijonte karrierën.

“Të rikthehem te Milani? Do të ishte hera e 3-të dhe nuk dua të ndodhë. Preferoj Napolin ose Juven, por gjithsesi, të shohim”, u shpreh Mario Balotelli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency