Kategoria Superiore

Bano jep dorëheqjen: Jam i zhgënjyer

Trajneri lushnjar është shfaqur mjaft i zhgënjyer me ndëshjen e zhvilluar nga skuadra e tij në ndeshjen ndaj Laçit, teksa pranon se miqtë e merituan fitoren për vetë angazhimin që shfaqën në fushën e lojës.

“Jam shumë i mërzitur për mënyrën se si luajtëm dhe zhgënjyem tifozët tanë. Nuk fituam asnjë dyluftim dhe patëm shthurje taktike në momente të caktuara. Laçi meritoi gjithçka, sepse dhanë maksimumin dhe u angazhuan fort, ndaj i uroj suksese”, tha trajneri lushnjar.

Artan Bano u shpreh i zhgënjyer edhe me mbështetjen nga ana e Bashkisë, ndërsa deklaroi edhe dorëheqjen e tij nga pankina lushnjare, direkt për Supersport.

“E ndiej që mungon angazhimi dhe mbështetja. Ndoshta unë nuk jam I duhuri për të drejtuar skuadrën, kështu që do të largohem për t’i hapur rrugë ndonjë tjetri, që mund ta bëjë më mirë këtë punë”, tha Artan Bano.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency