Premier League

Barazim i thatë në “Elland Road”, Leeds dhe Man. United ndajnë pikët

U mbyll pa fitues sfida e “Elland Road” mes Leeds dhe Man. United. Skuadrave nuk u ngeli gjë tjetër veçse të kënaqeshin me rezultatin 0-0.  Takimi nisi menjëherë me “Djajtë e Kuq” agresivë, të cilët iu afruan golit që në minutën e dytë me Greenwood, por “gardiani” i vendasve Meslier ia doli të ndalte kërcënimin.

Në minutën e 23-të Leeds pretendon për 11-metërsh, por pas përdorimit të sistemit “VAR” u konstatua se nuk kishte asgjë të parregullt. “Djajtë e Kuq” paten sërish shansin për të shënuar, këtë herë me Bruno Fernandesin në minutën e 31-të, por sërish porta e vendasve mbeti e paprekur.

Pjesa e dytë e sfidës ofron të njëjtën panoramë, ku sërish Man. United u shfaq dominues në zotërimin e topit, por edhe në rastet e krijuara. Mundësitë nuk munguan as për Leeds United, por dëshira nuk mjaftoi. Ky ishte barazimi parë për Man. United pas 4 fitoreve radhazi dhe i pari në transfertë pas më shumë se një muaji. Ndërkohë për Leeds United bëhet fjalë për barazimin e dytë radhazi në Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency