Kategoria Superiore

Barazimi me Kukësin, Arapi: Ne bëmë lojën, rezultati ishte zhgënjyes

Për trajnerin e Teutës, Renato Arapin, barazimi 1-1 me Kukësin ishte për të ardhur keq, pasi sipas tij skuadra e Durrësit bëri një lojë të bukur.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli” ai theksoi se kjo Teutë kishte ndryshim nga ajo e ndeshjes me Dinamon, për shkak të sigurisë që mbarte.

Barazimi: “Sigurisht më vjen keq edhe nga mënyra si e interpretuam ndeshjen sot më vjen keq, mund të kishim marrë më shumë.”

Loja:Kemi punuar gjithë javën edhe me mbrojtjen, por nuk ia dolëm të merrnim fitoren. Megjithatë më pëlqeu ekipi sot, pasi i vendosëm në zbatim çfarë punuam gjatë javës”.

Ndryshim nga ndeshja me Dinamon: “Duhet të jemi më pragmatist më të përqendruar sepse ajo që humb fundin e ndeshjes është përqendrimi, ndryshe nga ndeshja me Dinamon, që kishim trysninë e pikëve, sot kishim më shumë përqendrim.”

Portieri Dema:Jo vetëm portierin, por të gjithë lojtarët i përgëzova për ndeshjen e bërë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency