Barça, 145 milionë euro për yllin e Liverpool-it
Barcelona duket e bindur të transferojë yllin brazilian të Liverpoolit, Phillipe Coutinho, menjëherë në muajin janar. Nga Spanja raportojnë se katalanasit e kanë ndarë mendjen të rritin ofertën për kartonin e tij, duke e çuar në plot 145 milionë euro.
Coutinho shikohet si njeriu ideal për të marrë vendin e lënë bosh nga Neymar, në merkaton e verës dhe për t’iu bashkuar Messit e Suarezit në vijën e sulmit. Coutinho dhe Barça ishin shumë pranë bashkimit në muajin gusht, por në fund drejtuesit e Liverpoolit refuzuan ofertën dhe vendosën të mbajnë akoma brazilianin.
Tani, pasi Coutinho e ka shprehur edhe publikisht dëshirën për t’iu bashkuar skuadrës së Valverdes, duket se edhe ‘Të Kuqtë’ janë të bindur të pranojnë ofertën dhe t’i hapin rrugën transferimit të tij.



