Featured

Barça-Atletico Madrid dhe debutimi i Uzunit, e diel emocionuese në SuperSport

E diela në SuperSport vjen si gjithmonë e mbushur me emocione të shumta, që dinë të dhurojnë përballjet më spektakolare të ligave më të rëndësishme të futbollit europian.

Kështu gjithçka nis në oren 12:15 me derbin e Roterdamit në kampionatin holandez, mes Feyenoordit dhe Spartës për të vijuar më pas me përballjen Liverpool-Cardiff, e vlefshme për FA Cup.

Pas Bayern Munich-Leipzig dje, Bundesliga gjermane ofron një tjetër sfide spektakolare, si ajo mes Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, e planifikuar për në orën 15:30.

Në orën 16:15 vëmendja do të spostohet në “Camp Nou”, ku do të vihen përballë Barcelona dhe Atletico Madrid dy prej skuadrave elitare të futbollit spanjoll, pavarësisht se këtë sezon nuk po përmbushin pritshmëritë.

Po në kampionatin spanjoll, Reali i Madridit do të presë në mbrëmje Granadën me synim marrjen e tre pikëve për t’u afruar edhe më shumë me titullin, ndërsa për miqtë pritet të debutojë sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, i transferuar në La Liga vetëm në ditën e fundit të janarit.

Edhe kampionati francez propozon një përballje mjaft interesante në mbrëmje, si Lille-PSG, ose kampionët në fuqi kundër kryeqytetasve që po vrapojnë me shpejtësi drejt titullit.

Ja kalendari i të dielës në SuperSport:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency