Futboll

Barça dëshiron ta “heqë qafe”, Newcastle gati ofertën për sulmuesin e katalanasve

Memphis Depay është një nga emrat e padëshiruar te klubi i Barcelonës, e veçanërisht është shumë i padëshiruar nga trajneri Xavi Hernandez.

Sulmuesi është përfolur për largimin nga “blaugranat” të paktën në dy merkatot e fundit, ndërsa interes për të kanë shfaqur disa klube të mëdha, përfshirë këtu edhe Juventusin, por në fund holandezi ka qëndruar në Katalonjë.

Së fundmi mediet britanike raportojnë që interes të lartë për Depay ka shfaqur Newcastle, që theksohet se në janar do të bëjë ofertë zyrtare në drejtim të klubit dhe lojtarit.

28-vjeçari ka kontratë deri në verën e ardhshme me Barcelonën dhe nëse nuk ia del ta shesë në janar, klubi spanjoll rrezikon ta humbasë me parametra zero sulmuesin që aktualisht vlerësohet 25 milionë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency