La Liga

Barça “fluturon” me dyshen Suarez-Paulinho, Messi humbet penallti

Fitore me goleadë për Barcelonën që i përgjigjet Atleticos së Madridit dhe e çon sërish në +6 avantazhin ndaj Los Colchoneros në renditje. Në Camp Nou rezultoi gjithçka shumë e thjeshtë për Barçën që mposhti me rezultatin 4-0 Deportivo La Corunan në një sfidë ku Lionel Messi nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës madje ylli argjentinas shpërdori edhe një penallti duke u ndalur nga portieri. Sfida u dominua nga blaugranat të cilët goditën edhe 3 herë shtyllën. Ishin Luis Suarez dhe Paulinho heronjtë e sfidës për Barcelonën pasi si sulmuesi uruguaian ashtu edhe mesfushori brazilian arritën të realizonin nga dy gola në portën e Deportivos. Kjo ishte fitorja e 13-të në 16 javë për katalanasit e Ernesto Valverdes të cilët kryesojnë bindshëm La Ligan në kuotën e 42 pikëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency