La Liga

Barça godet në merkato, firmos me Ferran Torres për 55 mln euro!

Barcelona bën goditjen e madhe për merkaton e janarit. Ferran Torres mund të konsiderohet afrimi më i ri i Barcelonës. Edhe pse në vështirësi serioze ekonomike, drejtuesit e klubit blaugrana kanë kënaqur kërkesat e Xavi Hernandez duke mbyllur marrëveshjen me Manchester City për sulmuesin premtues spanjoll.

Akordi është arritur mbi bazën e 55 milionë eurove plus bonuset ndërkohë që 10% e kësaj shifre do të shkojë në arkat e Valencias. Shifra e mbylljes së operacionit është larg 70 milionë eurove që Guardiola dhe City kërkonin fillimisht për kartonin e Ferran Torres. Sezonin e shkuar spanjolli 21-vjeçar ishte një lojtar kyç për Citiziens, ndërkohë që gjatë këtij sezoni është aktivizuar pak edhe për shkak të një dëmtimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency