La Liga

Barça hap shampanjën e titullit të 25-të, Messi parakalon Salah

Barcelona është zyrtarisht kampione e Spanjës për të 25-ën herë në historinë e saj. Blaugranat arritën të fitonin edhe matematikisht titullin në transfertën e Galicias ndaj Deportivo La Corunas, sfidë të cilën e fituan me shifrat 4-2 falë një 3- golëshi të Leo Messit që u ngjit në kuotën e 32 golave në La Liga duke mbyllur çështjen e Këpucës së Artë në Spanjë, por mbi të gjitha duke parakaluar egjiptianin Salah në garën për Këpucën e Artë europiane me këtë të fundit që ka shënuar deri tani në Premier League 31 gola. Barcelona e fiton kështu titullin 4 ndeshje përpara fundit edhe pse sfida ndaj La Corunas ishte e vlefshme për javën e 35-të, por blaugranat kanë një ndeshje më pak, megjithatë diferenca me Atleticon e Madridit me këtë fitore shkoi në plus 11 pikë. Një titull i merituar ky për Barcelona që në 34 ndeshje nuk ka pësuar asnjë humbje dhe do të synojë ta mbyllë kampionatin pa asnjë disfatë.  Ndaj La Corunas së Seedorf që me këtë humbje u rrëzua zyrtarisht në Segunda Division, përveç Messit shënoi edhe Coutinho, ndërsa për vendasit realizuan Perez dhe Colak. Ky ishte titulli i parë për Ernesto Valverden si trajner i Barçës, i pari dhe për dy brazilianët Coutinho e Paulinho por edhe i fundit për një legjendë si Andres Iniesta. Në fund në Riazor festa ishte e gjitha për Barçën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency