Barça i vendos një çmim De Jongut, e ardhmja e holandezit te “Djajtë e Kuq”?
Barcelona do të ishte e gatshme të pranonte një ofertë prej 90 milionësh eurosh për Frenkie de Jong, në mënyrë që të sigurojë rë ardhura të mjaftueshme për të ndërhyrë në merkato.
Një pistë e mundshme për mesfushorin holandez konsiderohet Manchester United, që po kërkon një lojtar cilësor për repartin e ndërmjetëm si pasues të Paul Pogbasë, i cili në fund të sezonit do të largohet nga “Djajtë e Kuq”, pasi nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën.
Sipas “The Independent”, lojtari i Barçës mund të jetë i duhuri për zëvendësimin e francezit në “Old Trafford”. 24-vjeçari holandez ka qenë titullar te Barça që kur mbërriti në “Camp Nou” në 2019, por katalanasit duhet të bëjnë disa shitje të rëndësishme për t’u patur mundësi që të afrojnë lojtarë të rëndësishëm.



