Barça kёrkon tё pёrfitojё nga pakënaqёsia e mesfushorit holandez te Manchester United
Situatat e Donny van de Beek te Manchester United nuk është aspak e mirё dhe lojtari me shumë mundësi do të largohet nga “Djajtë e Kuq” pasi dëshiron të luajë rregullisht. 24-vjeçari i cili u transferua para një viti në “Old Trafford” nga Ajaxi nuk po arrin të shkëlqejë ashtu siç bëri me fanellën e “Harkëtarёve”.
Holandezi duket se nuk është përshtatur në Angli dhe kjo ka sjellë dhe mosaktivizimin e tij nga ana e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Kjo situatё e krijuar favorizon jo pak klubet e tjera që interesohen për futbollistin, me Barcelonën që është gati të përfitojë për ta marrë lojtarin që gjatë merkatos së janarit, për të përforcuar mesin e fushës.



