La Liga

Barça ka ende para në buxhet, priten edhe dy blerje në ditët e fundit të merkatos

Barcelona ka regjistruar në kampionat edhe futbollistin e fundit të blerë në merkato, mbrojtësin francez Jules Kounde, i cili tani pret rikuperimin nga dëmtimi, për të dhënë kontributin e tij në fushë.

Megjithatë merkatoja e katalanëve nuk është mbyllur ende dhe sipas “Marca”-s, janë ende pak më shumë se 50 milionë euro për t’u shpenzuar, për të kompletuar ekipin dhe plotësuar dëshirat e Xavit.

Presidenti Laporta kishte planifikuar 200 milionë euro investime në merkaton e kësaj vere dhe deri tani ka harxhuar rreth 148 me blerjet e Raphinhës, Lewandowskit e Kounde. Dëshira e madhe e Xavit quhet Bernardo Silva, megjithatë çmimi i kartonit të tij shkon përtej limiteve dhe portugezi do të tentohet vetëm nëse shitet holandezi De Jong.

Sa u përket 52 milionë eurove të mbetur, pritet që të investohen për të kompletuar krahët e mbrojtjes, me Marcos Alonson të piketuar në të majtë dhe një tjetër në të djathtë. Thënë ndryshe, ditët e fundit të merkatos pritet të jenë mjaft intensive në kampin katalan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency