Merkato

Barça kërkon mesfushor, “fikson” kroatin e Interit

Barcelona vazhdon “të kërkojë me qiri” futbollistët që do të jenë të lirë vitin e ardhshëm për të përmirësuar skuadrën e tyre. Me situatën e rëndë ekonomike që po përjeton klubi katalanas, bordi i drejtorëve duhet të fokusohet tek futbollistët me parametër zero, pasi nuk mund të konkurrojnë me skuadrat e tjera sa u përket ofertave.

Sipas italianes “La Repubblica”, ekipi “blaugrana” kanë nisur kontaktet për të bindur kroatin Marcelo Brozovic që të zbarojë verën e ardhshme në “Camp Nou”. Futbollisti i përfaqësueses kroate e përfundon kontratën me Interin deri qershor të 2022-shit dhe ende nuk e ka rinovuar, pasi klubi zikaltër nuk është gati t’i japë pagën që kërkon.

Për këtë arsye, te Barcelona janë të vëmendshëm ndaj situatës, por nuk janë të vetmit që kërkojnë të marrin mesfushorin. Gjurmët e tij po i ndjek edhe PSG. Brozivic vlerësohet 40 milionë euro, sipas Transfermarkt, dhe skuadra të tjera si Atlético e Madridit dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuara për kroatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency