Barça niset drejt Milanos, Valverde ndan mendjen për Messin
Lionel Messi duket se ka lënë pas dëmtimin që pësoi dy javë më parë në përballjen me Sevillan, pasi prej disa ditësh stërvitet me grupin, ndërsa trajneri Valverde e ka grumbulluar edhe për sfidën me Interin, e planifikuar për nesër në mbrëmje.
Fillimisht argjentinasi nuk ishte në listën me futbollistët që do të udhëtonin drejt Milanos, por pak minuta më vonë, lista u korrigjua dhe në të u shtua edhe emri i kapitenit dhe numrit 10 të katalanëve, Lionel Messi.
Megjithatë ende nuk është e sigurt nëse argjentinasi do të luajë si titullar në sfidën e “San Siro-s”, apo do ta ndjekë nga stoli, pasi vetë Valverde pas transfertës ndaj Rayo Vallekanos, pranoi se nuk ka ndërmend të rrezikojë me Messin.



