Barça nuk heq dorë nga Morata, pret vetëm rregullimin e bilancit
Morata te Barcelona? Nga Spanja nuk dorëzohen, përkundrazi. Sipas gazetës madrilene AS, të martën Xavi i telefonoi sulmuesin e Juventusit për të konfirmuar interesin e klubit katalan, ndërsa i kërkoi të kishte durim. Barça, vijon AS, fillimisht po përpiqet të zgjidhë çështjen e pagave, përpara se të paraqesë ofertë zyrtare për numrin 9 të Juves.
Problemi kryesor nuk qëndron te vullneti i lojtarit, i cili e ka dhënë “ok” e tij për të veshur fanellën “blaugrana”, por te niveli i pagave të Barcelonës.
Barça synon të shesë Samuel Umtitinë dhe të rinovojë kontratën me Dembelenë me pagë më të ulët, që të krijohet mundësia për blerjen e Moratas.



