La Liga

Barça pa Messin në Andaluzi, Reali pa Ronaldon dhe gjysmën e skuadrës në Ishujt Kanarie

Pas ndeshjeve të shumta miqësore me skuadrat përfaqësuese për gjithë futbollistët e kampionateve më të rëndësishëm në Europë është koha për t’u përqëndruar vetëm në impenjimet me klubet respektive, pasi deri në fund të sezonit në Kontinentin e Vjetër nuk do të ketë më asnjë ndërprerje në lidhje me ekipet kombëtare. Atmosfera festive ndihet anembanë kontinentit, sidoqoftë krejt ndryshe nga fundjavat e tjera ditën e shtunë duke lënë mënjanë Primera Division dhe Le Championnat do të zhvillohet pikërisht pjesa më e madhe e takimeve. Menuja në Supersport do të jetë tepër e pasur dhe një ndër ndeshjet më të spikatura do të luhet në kampionatin spanjoll, që në mbrëmje në orën 20:45 ofron duelin Sevilja – Barcelona. Në rrethana të tjera ekipi andaluzian do të konsiderohej si një pengesë tepër e vështirë për t’u kapërcyer, megjithatë këtë herë situata është krejtësisht e ndryshme për shkak të impenjimit që do të ketë skuadra e Montelës në Ramon Sanchez Pizjuan pas vetëm tre ditëve në Champions ndaj Bajernit të Mynihut, për më tepër në kampionat Sevilja është distancuar me plot 14 pikë nga Valencia e vendit të katërt. Deri në fund të ligës spanjolle mbeten edhe nëntë javë për t’u luajtur, sidoqoftë pavarësisht mungesave dhe problemeve fizike të shumë lojtarëve 11 pikët avantazh që ka ekipi blaugrana ndaj Atletikos së Madridit mjaftojnë për t’i dhënë skuadrës katalanase qetësinë e duhur jo vetëm për të përballuar këtë takim por gjithashtu edhe për të administruar gjithë pjesën e mbetur në Primera Division. Më herët në orën 16:15 në Spanjë do të luhet edhe takimi Las Palmas – Real Madrid. “Los Blancos” po bëjnë çmos për të kaluar Atletikon e Diego Simeones në vendin e dytë në renditje, sidoqoftë trajneri Zidane do ka lënë jashtë yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo për përballjen e ditës së martë me Juventusin në Torino por edhe një pjesë të mire të titullarëve, kështu që ekipi merengues duhet të bëjë kujdes ndaj “kanarinave”, që kanë nevojë patjetër për pikë për shkak të pozicionimit në zonën e ftohtë, për më tepër në Ishujt Kanarie Reali ka fituar vetëm një nga tre përballjet e fundit me Las Palmasin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency