Barça shumë e fortë për Napolin, të kaltrit e nxjerrin 4-herë topin nga rrjeta!
Barcelona i jep një leksion të vërtetë futbolli Napolit. Në Michigan Stadium, djemtë e Carlo Ancelottit u turpëruan pasi u mposhtën me rezultatin 4-0 nga blaugranat. I privuar nga Milik, Napoli e kishte të vështirë të gjente golin edhe pse të kaltrit rezistuan mirë në pjesën e parë të cilën e mbyllën në barazim pa gola. Pjesa e dytë pastaj foli e gjitha për Barçën, me Suarez që shënoi dy herë por edhe Griezmann e Dembele që në harkun e 18 minutat e dërguan topin 4 herë në rrjetën e Napolit për rezultatin final 4-0. Gjithsesi ky rezultat nuk ka demoralizuar aspak trajnerin e italianëve Carlo Ancelotti, sipas të cilit nuk është koha për të ngritur kambanat e alarmit pasi dy 4 golat e Barçës ishin në pozicion jashtë loje. Ancelotti mendon se Napoli i tij do të jetë 100% gati pas 2 javësh për fillimin e kampionatit.



