La Liga

Barça synon rikthimin te fitorja, Sevilla për të ruajtur kreun!

Titulli i fituar edicionin e kaluar ishte i shtati për Barcelonën në dekadën e fundit në Primera Division, sidoqoftë gjërat në Spanjë duket se kanë ndryshuar dhe jo vetëm klubi blaugrana por gjithashtu edhe Reali me AtletiCon po vuajnë konkurrencën e skuadrave të tjera. Sezonin e kaluar, të cilin ekipi katalanas e dominoi me 14 pikë më shumë se “bardhekuqtë” e Simeones, Barça numëronte 35 pikë pas 13 javëve të para, pra plot 10 pikë më shumë krahasuar me edicionin aktual të kampionatit spanjoll, duke barazuar vetëm dy herë, madje edhe në ato raste me Atleticon dhe Valencian jashtë fushe, ndërsa në edicionin e 88 skuadra e Valverdes ka fituar pothuajse gjysmën e ndeshjeve të luajtura në Primera Division, për më tepër duke u mundur nga kundërshtarë si Leganes dhe Real Betis. Me një ecuri të tillë është e kuptueshme që 3 pikët në orën 18:30 në Camp Nou ndaj Villarreal-it shndërrohen në detyrim për ekipin vendas. Këtë radhë në ekip do të mungojë Luis Suarez, që këtë sezon në kampionat ka realizuar 9 gola, praktikisht po aq sa edhe Leo Messi, kështuqë përpara pritet të luajë treshja Messi- Coutinho-Dembele, gjithsesi “nëndetësja e verdhë”  që pozicionohet në vendin e 17-të në renditje nuk ka më të njëjtën forcë si dikur, për më tepër Barça i ka shënuar Villarreal-it plot 28 gola gjithsej, në tetë fitoret radhazi që skuadra blaugrana ka regjistruar në Camp Nou. Në orën 20:45 kryesuesit e Sevillas kanë menjëherë rastin për të lënë pas zhgënjimin e disfatës së Liezhit me Standardin në Europa League, teksa do të përballen në stadiumin Mendizorroza me Deportivo Alaves-in, kundërshtar gjithsesi për të mos t’u nënvlerësuar aspak, duke patur parasysh që klubi bask për momentin numëron vetëm 3 pikë më pak sesa skuadra andaluziane, ndërkaq më herët pritet të vuajë gjithashtu edhe Atletico e Madridit që në orën 16:15 do të sfidojë në Katalunjë Girona-n, që aktualisht krenohet me vetëm katër pikë më pak sesa skuadra e Diego Simeones.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency