Reali merr urimin e rivalëve, Laporta kërkon ndihmën e “Camp Nout”
Barcelona e uroi Realin e Madridin për fitimin e titullit të 35-të falë suksesit 3-1 ndaj Espanyolit. Më parë, Xavi Hernández kishte thënë tashmë se bardhezinjtë duheshin përgëzuar nëse fitojnë titullin, pasi e meritonin.
Përveç urimeve institucionale, presidenti iu drejtua edhe tifozëve të Barcelonës për t’i kërkuar që të vijnë në “Camp Nou” për ndeshjen e kësaj të diele kundër Mallorca-s, pasi mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për të arritur objektivin që ka mbetur: pjesëmarrjen në Champions.
Desde el FC Barcelona, expresamos nuestra felicitación al Real Madrid por la consecución de su 35º título de Liga.
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) April 30, 2022
“Ekipi që po ndërtojmë dhe që jam i sigurt se do të shkruajë histori duhet ta ndiejë besimin tuaj. Ju presim nesër në “Camp Nou”. Po luajmë shumë dhe duhet të punojmë për t’u kualifikuar në Champions League,” – shkroi presidenti Laporta në llogarinë e tij personale në Tëitter.
Barcelona ka humbur tri ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi. Kundër Cádizit dhe Rayos në “Camp Nou” ishik pak më shumë se 50 000 spektatorë, pra rreth 50% e kapacitetit.



