Spanjë

Barcelona bën goditjen e madhe, ja kë do afrojë këtë verë

Pak muaj pas përfundimit të merkatos së dimrit, Barcelona raportohet nga mediet spanjolle se ka përfunduar çdo detaj në lidhje me një afrim të rëndësishëm që do bëjë në verë.

Mbrojtësi i Chelsea-t, Andreas Christensen, ka arritur të gjejë marrëveshjen me klubin katalanas. Sipas “Footballl Insider” Barça ka përfunduar marrëveshjen me Christensen dhe tashmë pritet vetëm vera. Danezi, kontrata e të cilit përfundon në qershor, nuk ka mundur që të bjerë dakord me Chelsean për rinovimin, ndaj dhe tashmë po sheh mundësitë e tjera.

Barcelona po planifikon të ketë një verë shumë të nxehtë, në mënyrë që Xavi të ketë disa mundësi më shumë. Në dimër Joan Laporta firmosi me Dani Alves, Adama Traore, Ferran Torres dhe Pierre-Emeric Aubameyang dhe të gjithë këta emra kanë rezultuar produktiv te skuadra “blaugrana”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency