Merkato

Barcelona bën ofertën e parë për anësorin e Ajaxit

Barcelona vazhdon të bëjë hapa para për të siguruar shërbimet e anësorit të Ajaxit të Amsterdamit, Noussair Mazraoui. 24-vjeçari maroken ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me “harkëtarët” kështu që klubet e mëdha janë hedhur në sulm për ta marrë në përfundim të sezonit me kosto zero. Ashtu si Erling Haaland, ai është në grupin e lojtarëve që menaxhohen nga italiani Mino Raiola.

Sipas Fabrizio Romanos, një gazetar italian i specializuar për zhvillimet në tregun e futbollistëve, Barcelona ka bërë një propozim fillestar për lojtarin, por pa i zbuluar shifrat. Janarin e kaluar ai ishte tashmë në axhendën e Barcelonës, por për arsye që lidhen me problemet e klubit katalan me pagat, transferimi nuk u krye. Milani dhe Borussia e Dortmundit janë gjithashtu në garë për shërbimet e marokenit.

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1501216497074642953?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1501216497074642953%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fas.com%2Ffutbol%2F2022%2F03%2F08%2Fprimera%2F1646718148_783010.html

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency