Barcelona blindon Sergi Roberton me një kontratë të re
Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Sergi Roberto të cilit i skadon kontrata në vitin 2019 dhe mesfushori aktualisht ka një klauzolë largimi në kontratë prej 40 mln euro. Duke parë interesimin e disa klubeve të mëdha, drejtuesit kanë nisur bisedimet për rinovimin me 25-vjeçarin dhe kanë ndërmend të vendosin një super klauzolë prej 400 mln euro për lojtarin e ardhur nga La Masia për të larguar çdo ekip që synon shërbimet e tij.



