Barcelona dhe Dortmund “përplasen” në merkato, tentohet i pakënaquri i Chelsea
Hakim Ziyech ka vendosur të largohet nga Chelsea. Kampionët e Europës shpenzuan dy vite më parë 40 milion euro për kartonin e lojtarit maroken, i cili nuk po ia del të përsëritë në “Stamford Bridge” performancat e shkëlqyera me Ajaksin.
Dëmtimet e kanë penalizuar, teksa konkurrenca në repartin ofensiv të “Bluve të Londrës” është e madhe dhe ka pasur ndikimin e saj.
28-vjeçari numëron vetëm 182 minuta aktivizim në Premier League këtë sezon, duke mos qenë i preferuari i gjermanit Thomas Tuchel.
Sport.es shkruan se Barcelona është një nga klubet e interesuara për shërbimet e mesfushorit ofensiv, për të cilin ka interesim edhe nga Borussia Dortmund.
Xavi e pëlqen shumë Ziyech, por drejtuesit e klubit katalanas duhet të fitojnë konkurrencën me verdhezinjtë e Bundesligës.




