Barcelona dhe United plane të përbashkëta në merkato, gati shkëmbimi i bujshëm
Barcelona dhe Manchester United po planifikojnë një shkëmbim të bujshëm mes futbollistëve të tyre, Ousmane Dembele dhe Anthony Martial. Të dy francezët kanë pakënaqësitë e tyre me klubet përkatëse, teksa lojtari i Barcelonës nuk pranon të rinovojë kontratën me një ulje të pagës.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Nga ana tjetër, Martial nuk konsiderohet më si një lojtar i rëndësishëm nga Rangnick dhe në këtë formë, dy klubet po mendojnë të përfitojnë nga kjo situatë. Në fakt, blaugranat e kanë kërkuar edhe më parë një lojtar si Martial, megjithatë duket se në këtë merkato mund të jetë momenti i duhur për t’u bashkuar.
Sakaq, Dembele i transferuar nga Dortmund në vitin 2017 nuk ka bindur në Camp Nou dhe një aventurë në Premier League mund të rizgjojë cilësitë e tij.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet pasi Dembele ka ende vlerësimin e trajnerit Xavi, teksa nga ana tjetër, United ka një propozim konkret nga Sevilla për Martial, me spanjollët që janë të gatshëm ta marrin lojtarin në huazim dhe t’i paguajnë gjysmën e pagës.
Quiz Cat: No Quiz found



