Merkato

Barcelona “fërkon duart”, dështimin e mbrojtjes e duan në Francë

Samuel Umtiti tashmë është pranë largimit nga Barça. Qendërmbrojtësi francez ka oferta dhe po kalon një periudhë reflektimi për të zgjedhur një destinacion gjatë javës së ardhshme. Futbollisti ka marrë leje në klubin e Barçës për të mos iu bashkuar skuadrës në ditët e para të përgatitjeve parasezonale. Përfaqësuesit e tij janë në negociata të drejtpërdrejta me disa klube.

“L’Equipe’ zbulon se Umtiti po flet me Rennes në Ligue 1 dhe ka një propozim për t’u rikthyer në Francë, megjithëse ka kërkuar kohë për të vendosur. Interesim kishin shfaqur edhe Fiorentina dhe Olympique Lyon.

Rennes sapo ka shitur qendërmbrojtësin e majtë, Nayef Aguerd, dhe po kërkon një mundësi në treg. Nuk ka shumë lojtarë që mund ta mbulojnë atë pozicion dhe ata do të ishin të gatshëm të rrezikonin me Umtitinë, pavarësisht problemeve fizike të viteve të fundit. Klubi francez nuk mund të paguajë të gjithë pagën e lojtarit ndaj nevojitet një marrëveshje me Barçën ose francezi duhet të pranojë ulje drastike të pagës. Pas rinovimit të kontratës deri në vitin 2026 te Barça, Umtiti merr rreth 4 milionë euro neto në sezon.

Drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë ta mbyllin sa më parë historinë me Umtitinë, madje duke i dhënë edhe lejekalimin për të firmosur me këdo skuadër si lojtar i lirë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency