Merkato

Barcelona, gati pranojë një ofertë “modeste” për Dembelenë

Ousmane Dembélé duket se i ka orët e numëruara në “Camp Nou”. Francezi ka kërkesa të çmendura ekonomike për të rinovuar kontratës, por “blaugranat” nuk duan të humbasin me parametër zero. Meqë rinovimi nuk mund të ndodhë, Barça kërkon të fitojë diçka duke e shitur në ditët e mbetura të janarit.   

Barça tashmë ka filluar të bëjë lëvizjet e saj dhe ia ka ofruar futbollistin francez dy klubeve të Premier League-s: Manchester United dhe Newcastle. Të dyja skuadrat kanë qenë të interesuara për nënshkrimin me Dembélénë dhe vetë futbollisti është joshur nga ideja për të luajtur në Premier League. “Djajtë e kuq” kanë nevojë për një tjetër impuls për të marrë biletën për Champions League sezonin e ardhshëm, ndërkohë që “milionerët e rinj” ende po luftojnë për të dalë nga zona e rënies. Barcelona është gati ta shesë edhe për 20 milionë euro, pasi nuk ka zgjidhje tjetër më të mirë. Nëse do të arkëtonin këtë shumë, do të ishin në gjendje të afronin një lojtar tjetër, pasi arkat e klubit do të lehtësoheshin edhe nga paga e lartë e futbollistit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency