Barcelona gjen pasuesin e Iniestas, vjen mesfushori i PSG?
Mediat spanjolle bëjnë me dije se Barcelona ka arritur një marrëveshje për të transferuar në “Camp Nou” mesfushorin e PSG, Adrien Rabiot. Sipas tyre, drejtuesit e katalanasve janë takuar me ata francezë duke rënë dakord për një shifër prej 40 milionë euro, të cilat do të derdhen në arkat e kampionëve të Francës. Kontrata e Rabiot me PSG skadon verën e ardhshme dhe kjo i ka dhënë shpresë kampionëve spanjollë se një marrëveshje e tillë mund të arrihej lehtë, për një lojtar për të cilin ata kanë shprehur interes prej kohësh.



