Barcelona “harron” mbrojtësin, 30-vjeçari mund të largohet si një futbollit i lirë në fund të sezonit
E ardhmja e Sergi Robertos mbetet pezull, me Barcelonën që ende nuk është ulur me mbrojtësin. Edhe pse vitin e shkluar presidenti Laport deklaroi se ka mbetur vetëm një formalitet, por duket se diçka e tillë nuk ishte e vërtet, pasi vetë lojtari është në dilemë për të ardhmene tij. Kontrata aktuale e 30-vjeçarit përfundon në 30 qershor.
Katalanasit janë në dilemë për ti ofruar një tjetër kontratë apo jo, diçka që mund të kuptohet dhe nga fakti që po ngurojnë, edhe për shkak të financave. Natyrisht që ofrimi i rinovimit për Robertos do ti jepte një kontratë të re me një pagë të reduktuar, diçka që mbetet për t’u parë nëse do të pranohet nga ana e 30-vjeçarit, apo do të laroghet si një lojtar i lirë.
Në kushtet kur klubi nuk po bën asnjë lëvije, mbrojtësi po mendon për të ardhmen e tij. futbollisti preferohet në MLS, megjithatë për të nuk ekziston një opsioni i një transferimi drejt Amerikës. Ai vetë e kosnideron ende shpejt transferimin drejt tokës së premtuar dhe beson se ka ende çka të japë në futbollin evropian.
Sigurisht që edhe në Evropë janë disa ekipe që kanë interes për të, për vetë faktin se nuk do u duhet që të shpepnzojnë për blerjen e kartonit e do të ishte një lëvizje e leverdisshme. Topi tani i takon Barcelonës që duhet të vendosë nëse do ti afrojë një kontratë të re Robertos, i cili luan me katalanasit prej më shumë se një dekade.



