Futboll

Barcelona heq dorë nga blerja e Ozil-it

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ndryshon mendje për objektivat e merkatos së Janarit. Numri një i katalanasve ka vendosur në mos nxitohet, për blerjen e Mesut Ozilit nga Arsenali.

Sipas medieve spanjolle, Bartomeu nuk e konsideron prioritet blerjen e 29-vjeçarit nga “Topçinjtë” dhe për këtë ka vendosur të tërhiqet nga gara për lojtarin. Gjithsesi për futbollistin e kombëtares gjermane, kontrata e të cilit skadon në 2018 interesohen edhe ekipe të tjera, të cilat shpresojnë ta rrëmbejnë me parametra zero në verën e ardhshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency