Lajme

Barcelona i shpëton përjashtimit dhe kap Sevillan në short, ja çiftet e tjera!

Pasi mori konfirmimin se do të vazhdojë të jetë pjesë e Kupës së Mbretit dhe nuk do të përjashtohet për shkak të çështjes “Chumi”, Barcelona ka mësuar edhe kundërshtarin e fazës çerekfinale. Shorti nuk është treguar shumë bujar me Barcelonën që i ka vendosur përballë S evillan në një përballje të dyfishtë vajtje-ardhje. Short disi më i lehtë për Realin e Madridit që do të sfidojë Gironan surprizën e raundit të 1/8-ave, pasi skuadra katalane eliminoi Atleticon e Madridit. Ndërkohë Getafe do të ketë përballë Valencian, kurse Espanyoli do të ndeshet me Betisin. Ndeshjet e para të raundit çerekfinal do të luhen në datat 22, 23 dhe 24 janar ndërsa ato të kthimit pas një jave në 29, 30 dhe 31 janar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency