Merkato

Barcelona identifikon Dani Alvesin e ri, është brazilian

Barcelona është seriozisht e interesuar për mbrojtësin e djathtë Dodó, për të përforcuar një rol i cili nuk është stabilizuar plotësisht pavarësisht investimeve të bëra vitet e fundit. Sipas gazetës katalanase “Sport”, anësori brazilian i Shaktar Doneckut shihet si lojtari ideale për të zëvendësuar bashkëkombësin e tij, Dani Alves.

Deri më sot, asnjë nga lojtarët që ka Xavi në atë pozicion (Dani Alves, Dest dhe madje edhe Mingueza) nuk e ka garantuar vazhdimësinë, ndaj klubi i Barcelonës po punon për të afruar një emër të ri që duhet të japë garanci për atë rol.

Nga ana e tij, braziliani është i vendosur të largohet nga ekipi ukrainas, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Reali i Madridit, Bayerni, Fiorentina dhe Tottenhami janë disa nga klubet që kanë shfaqur tashmë interes për lojtarin, që është grumbulluar edhe në përfaqësuesen U-23 të Brazilit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency