Merkato

Barcelona interesohet për mbrojtësin e Lazios, menaxheri: Kërkohet nga shumë klube

Drejtuesit e Barcelonës vijojnë të planifikojnë merkaton e sezonit të ardhshëm dhe së fundi në listën e dëshirave ka përfunduar edhe mbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe, i cili po bën një sezon mjaft të mirë me bardhekaltrit.

Nuk bëhet fjalë ende për një ofertë konkrete, por për një shfaqje interesi ndaj mbrojtësit, me katalanët që kanë kërkuar nga Igli Tare më shumë informacione mbi vlerën e kartonit të futbollistit.

Vetë menaxheri i lojtarit, Stefano Castagna u shpreh mjaft i lumtur me interesin e katalanëve, ndërsa shtoi se deri tani nuk është kontaktuar nga asnjë ekip, por kanë qenë të shumta skuadrat që kanë marrë informacionet paraprake te Lazio.

“Felipe Luiz po bën mjaft mirë dhe është një mbrojtës i kompletuar, i shpejtë dhe teknik. Ka shumë pak mbrojtës si ai në qarkullim dhe shumë klube kanë trokitur në zyrat e Lazios, për të marrë informacione, ndonëse mua nuk më ka kontaktuar ende askush”, deklaroi Castagna.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency