La Liga

Barcelona mbyll një tjetër transferim, rikthen mbrojtësin në shtëpi pas 12 viteve

I promovuar në akademinë e Barcelonë në vitin 2010, Hector Bellerin do të rikthehet në shtëpi pas plot 12 viteve. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka mbyllur në mënyrë konsensuale kontratën me klubin e Arsenal dhe sipas të gjithë raportimeve më të fundit, ka firmosur një kontratë njëvjeçare me Barcelonën.

Në kontratë nuk është përfshirë opsioni për të zgjatur marrëveshjen edhe përtej vitit 2023 kontratën, megjithatë Barcelona ka një mbrojtës të ri dhe ka kohë të mendojë për të ardhmen.

Kujtojmë se së fundmi, 27-vjeçari ishte pjesë e Real Betis në La Liga, por pasi përfundoi huazimin u rikthye në Angli. Gjithsesi, Bellerin nuk ishte pjesë e projektit Arteta dhe në këtë formë, nënshkruan i lirë për katalanasit që duken të plotësuar në linjën e djathtë.

Me Bellerin në krah, pritet që Jules Kounde të marrë vendin e tij në qendër përkrah njërit mes Christensen e Araujo ndërsa kompleton në të djathtë, Jordi Alba apo talenti Balde.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency