Merkato

Barcelona merkato në Bundesliga, përgatit një shkëmbim me Dortmundin

Barcelona po synon një shkëmbim me Borussia Dortmund. Ekipi katalanas ka nevojë për lojtarë me eksperiencë, dhe ka piketuar Thomas Meunier.

Belgu i verdhezinjve gjermanë luan si mbrojtës dhe mesfushor i djathtë. 30-vjeçari ka veshur 54 herë fanellën e Belgjikës, duke ia dalë të shënojë 8 gola.

Meunier luan te Dortmundi prej verës së vitit 2020 dhe këtë sezon numëron 2 gola dhe 5 asiste. Mediet afër klubit katalanas zbulojnë se drejtuesit e Barcelonës janë gati të përfshijnë Sergino Dest në këtë operacion.

Për momentin nuk zbulohen detajet e operacionit dhe gjithçka është në kuadër të një dëshirë të Barcelonës për të siguruar shërbimet e Meunier.

Dest, i cili ka zhvilluar 18 ndeshje këtë sezon me Barcelonën, dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” për të bindur Xavin se është ai lojtari i duhur për linjën e djathtë.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency