La Liga

Barcelona merr vendimin, nuk i ofron kontratë të re mbrojtësit

Barcelona ka vendosur të mos i ofrojë një kontratë të re Dani Alves. Edhe pse e morën në muajin nëntor të vitit të kaluar si një përforcim me vlerë më së tepërmi në aspektin e eksperiencës, katalanasit kanë ndryshuar qasje dhe tashmë presin të ndajnë rrugët me brazilianin.

39-vjeçari e ka theksuar më parë se do të dëshironte edhe një tjetër sezonët në radhët e blaugranëve, megjithatë, drejtuesit e klubit mendojnë ndryshe. Të detyruar edhe nga problemet financiare, Barcelona është duke menduar të kursejë në ekstrem, si një mënyrë edhe për të shpenzuar në merkato aty ku objektivi kryesor është Robert Lewandowski. Në sezonin që sapo përfundoi, Alves u aktivizua në 16 ndeshje duke shënuar tre gola, mirëpo klubi ka zgjedhur t’i besojë përfundimisht amerikanit Dest.

Ndërkohë, mbetet për t’u kuptuar e ardhmja e Alves i cili ka si opsion rikthimin në Brazil, apo edhe idenë për të varur përfundimisht “këpucët në gozhdë”. Megjithatë, kjo e fundit vështirë të bëhet realitet pasi Alves kërkon me ngulm të jetë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës në Katar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency